Bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare janë duke vazhduar edhe gjatë vikendit, ndërsa i tërë procesi do të rrumbullakësohet deri në fund të muajit, paralajmëroi Zoran Zaev, transmeton Almakos.
Zaev deklaroi se e ka përkrahjen edhe të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për rritjen e koalicionit qeveritar.
Është e patjetërsueshme që të zgjerohet shumica parlamentare me partner të ri koalicioni për shkak të çështjeve serioze që na presin dhe për punë më efikase të Parlamentit dhe deputetëve, ka thënë Zaev në brifingun e sotëm./Almakos/