Madje, në vijim të intervistës, lideri integrist Ali Ahmeti ka thënë se disa u bënë zëdhënës të Fërçkovskit e Bogoevskit dhe ai del e thotë se ka marrë miliona e miliona euro nga rasti “Maxhar telekom”, mos mendojnë aq lehtë, sepse BDI është vlerë kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të fyhet e denigrohet në gjithë atë masë nuk do lejojnë shqiptarët.
“Kur Fërçkovski thoshte ka lindur një foshnje e vdekur, unë e legalizova atë (UT-në) dhe atij ia bëra 8 me 2”, u shpreh Ahmeti në Zig zag në Tv Art.
“Le të bëhet Prokuroriia speciale, Gjyq special…BDI nuk humbi, kanë humbur shqiptarët dhe me fanatizëm e mbroj se BDI është fitues, por mandate kanë humbur shqiptarët. Botërisht dihet se BDI është vazhdimësi e UÇK-së dhe nuk do t’i turpërojë ata familje…”, ka thënë Ahmeti.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte në ZigZag në Tv Art tha se k;to 16 vite BDI-ja ka instaluar media të lira.
“99 herë do e masim dhe 100 do e presim jo pse i ngutet dikujt” u shpreh Ahmeti
Ahmeti gjithashtu tha se në BDI nuk ka asnjë përplasje nuk ka asnjë anime, në BDI ka debate të mirëfillt dhe kjo praktikë do të vazhdojë në BDI, këto vlera i ka instaluar brenda hapsirës së vet. BDI mediumet kanë qenë të lira që 16 vitet sa jemi ne në pushtet, kështu që ne nuk kemi ndërhyrë asnjëherë në media. Unë dua që mediat ta thuanë të vërtetën jo të këndojnë për BDI-në dhe Ali Ahmetin.