Në opinion janë hapur dilemat lidhur me pozicionin e partisë së Ziadin Selës, në Qeveri. Ndërsa po ndodhin takime në kualicionin qeverisës. Kualicioni qeveritar shprehen se është stabil, megjithatë. Sipas Alenacës për shqiptarë këto takime janë rutinë, ku nënkuptojnë stabilitet të situatës në Qeveri.
“Takimet e liderëve që e përbëjnë koalicionin qeveritar janë shume normale, dhe si të tilla flasin për një stabilitet të Qeverisë. Përkushtimi ynë politik në kuadër të Qeverisë, duke kontribuar në vazhdimësi në rrugën e procesit euro-integrues, reformave në gjyqësi, në trajtimin e barabartë ekonomik-politik për gjithë qytetarët e RM-së, mirëqenien ekonomike, është një shpresë dhe garancë se kjo qeveri ka ndryshuar, nga politikat e vjetra qe kanë qene presente deri më tani. Dhe kuptohet se si e tillë po hapë një shpresë për të ardhmen e vendit dhe për qytetarët e saj”, thotë zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti, për Almakos.
/D.K
Almakos.com