Aleksandër Alekseev, këshilltari i pare për kulturë, arsim, shkencë dhe sport, në Ambasadën ruse në Maqedoni, jo zyrtarisht është diplomati që Maqedonia ka vendosur ta dëbojë për shkak të tentimit për marrjen e informacioneve të klasifikuara dhe të ndjeshme.
Burime të TV21 thonë se ai tashmë 10 vite është përfaqësues i Federatës Ruse në Maqedoni dhe është simptomatike ajo që tani shteti vendosi që ta dëbojë për shkak të arsyeve që i theksoi MPJ-ja.
TV21 kontaktoi edhe me Ambasadën ruse në Shkup, por prej atje nuk duan që të komentojnë spekulimet, përkatësisht nuk duan që të vërtetojnë se a bëhet fjalë për këtë diplomat apo për ndonjë tjetër.