“Hamburgu, kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë?!”, “Nënë, dënoji ata që ta larguan djalin”. Këto dhe thënie të tjera u vendosën sot në hyrje të stacionit të autobusëve në Tetovë nga të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët të cilët garojnë në zgjedhjet për Këshillin Komunal të Tetovës.
Pustina tha se Aleanca për Shqiptarët ua ka besuar këtë mundësi të rinjve që të rikthejnë jetën në Tetovë.
“Partitë e deritanishme ua kanë humbur shpresën të rinjve, ndërsa ne do të mbështesim çdo iniciativë, çdo ide, çdo projekt, në kulturë, sport, art, shkencë, që të rinjtë të zhvillohen e pavarësohen e jo të ngelen në fatin e kontratave 6 mujore. Bashkëqytetarë të dashur, të rinjtë dinë dhe guxoj ta ndërtojnë Tetovën e të ardhmes, ndërsa ju vetëm duhet t’i jepni zë rinisë”– shtoi ajo.
Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë garon me kandidatë kryesisht në moshë të re dhe me sloganin “Jepi zë rinisë”.