Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët zgjodhi sot nënkryetarët e sajë, zëdhënësin e partisë dhe dy sekretarët organizativo-teknik të partisë Aleanca për Shqiptarët.
Për nënkryetarë janë zgjedhur: Remzi Mehmedi, Elmi Aziri, Bujare Abazi.
Nënkryetari i katërt që do të vjen nga dega e Tetovës do të zgjidhet në mbledhjen e radhës.
Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët u zgjodh Flakron Bexheti, ndërsa sekretarë tekniko – organizativ janë zgjedhur Bujar Bajrami dhe Samir Rakipi.
Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore u diskutua edhe për gjendjen politike në Maqedoni.