04 October
Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët të Ziadian Selës, gjatë vizitës së tij në lagjen Çarshi e Epërme në Tetovë, ka kërkuar mbështetje nga banorët e kësaj zone, duke iu premtuar atyre se brenda mandatit katër vjecar do tu sigurojë kushte të volitshme në sferën e infrastrukturës si dhe kujdes të lartë në mirëmbajtjen higjienike të asaj zone.
“Duhet një organizim më i mirë i punëtorëve më adekuat dhe kuptohet edhe i përgjegjësve por edhe i kryetarit në fillim si kulturë, dhe, në vazhdim të bëhen punët që janë të mundshme janë të arsyeshme dhe nuk janë të kushtueshme por janë detyrime të përhershme të shërbimeve publike në përgjithësi të institucionit komunë për të cilën ne edhe pretendojmë”, deklaroi Adnan Neziri, Kandidat për Komunën e Tetovës – Aleanca për Shqiptarët.

