Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi ka dënuar djegien e flamurit shqiptar gjatë protestës së mbajtur të martën mbrëma në Shkup.
“Denojmë ashpër djegien e Flamurit Kombëtar shqiptar në qendrën e Shkupit nga protestuesit maqedonas qe protestojnë për çështjen e emrit të Maqedonisë. Ky akt vandal dhe barbar, tregon primitivizmin e disa maqedonasve qe gjithmone për probleme tjera mundohen ti shërojnë frustracionet e tyre politike duke djegur flamurin shqiptar dhe duke ofenduar shqiptar të pafajshëm. Bëjmë thirje Ministrit të Policise Spasovski si dhe Zevendesit të tij Agim Nuhiut që sa më parë të gjejne dhunuesit e Flamurit shqiptar, ti gjejne autorët e këtij akti shoven, ti nxjerin pra drejtesise dhe tju japin pergjigjen e merituar.”, thuhet në komunikatën e ASH-së.