Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” i përbërë nga LR PDSH, partia UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit, sonte ka qëndruar në qytetin e Kumanovës, ku para kumanovarëve ka prezantuar platformën politike. Të pranishmëve iu drejtua kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 2, Isuf Seferi, i cili tha se të fitosh zgjedhjet dhe të jesh në pushtet, e të mos e materializosh këtë, kjo flet se nuk ke aftësi për të udhëhequr me shqiptarët, ndërsa sipas tij, me ‘Aleancën për shqiptarët’, kjo do të ndryshojë, raporton SHENJA.
Publikut iu drejtua edhe bartësi i listës zgjedhore, Nexhmedin Sadiku, i cili tha se Kumanova është vendi më i goditur, por asnjëherë nuk është përkulur, duke shtuar se është vendi nga i cili morrën gjithçka, për të mos kthyer asnjëherë atë që e meriton. /SHENJA/