Ka reaguar gjithashtu edhe Aleanca për shqiptarët. Në reagimin e tyre, Aleanca për Shqiptarët thonë se “fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe ti shërbejë interesave të gjëra për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës. Përmes kësaj Komunikatë ju drejtohemi në mënyrë të drejtpërdrejt juve, kushtimisht thënë ‘President’ dhe të gjithë atyre të llojit të juaj”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
“Deklarata e partive shqiptare”, qëndron më tej në reagim, nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.
“’Deklarata e partive shqiptare’ në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm”, thuhet po ashtu në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.