Aleanca për Maqedoni Pozitive konsideron se kryetari Ivanov e keqpërdor detyrën e tij zyrtare si dhe e ka shkel nenin 90 të Kushtetutës, përmes refuzimit të detyrës kushtetuese që t’ia besojë mandatin kandidatit që ka siguruar shumicë në Kuvend, transmeton Portalb.mk.
“Duke trilluar gjoja se Maqedonisë i kërcënohet pavarësia, unitariteti dhe sovraniteti, pa asnjë argument përkatës dhe pa ndërmarrë hapa të duhur që janë në kompetencën e tij kushtetuese derisa ekzistojnë të dhëna për kërcenim të tillë, si p.sh. që ta ftojë Këshillin për Siguri në Republikën e Maqedonisë, ai me vetëdije i prish marrëdhëniet e fqinjësinë së mirë me Republikën e Shqipërisë. Me lëvizjet e tilla Ivanov i etiketon partitë parlamentare që e kanë marrë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, si anti-maqedonas dhe anti-shtetëror, me të cilën ka qëllim që fokusi i vëmendjes së qytetarëve nga lufta kundër kriminelit, ta shndërroje në konflikt dhe sulm ndëretnik. Në të njëjtën kohë Republikën e Maqedonisë e largon nga procesi i integrimeve euro-atlantike”, theksohet në deklaratën e Aleancës për Maqedoni Pozitive.
Nga partia shtojnë se unitariteti i Republikës së Maqedonisë garantohet vetëm kur në ushtrimin e pushtetit marrin pjesë përfaqësuesit politik të të gjitha bashkësive që kanë marrë mandat nga qytetarët dhe që mund të krijojnë shumicë parlamentare, në bazë të platformave të përbashkëta multi-kulturore për një shoqëri.
Aleanca për Maqedoni Pozitive konsideron se nga kriza momentale e institucioneve në Maqedoni, mund të dalë vetëm me konstituim të shpejtë dhe efikas të të gjitha organeve dhe trupave të qeverisë legjislative dhe ekzekutive. Mbarimi i seancës së parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë përmes zgjedhjes së trupave parlamentarë dhe kryetar të Kuvendit, është hapi i parë dhe urgjent që me të vërtetë të vendoset forca e shtetit parlamentar.
Aleanca për Maqedoni Pozitive, gjithashtu, apelon deri te të gjithë qytetarët që të përmbahen nga protestat e panevojshme në rrugë, ngritja e tensioneve, gjuha e urrejtjes dhe të mos shohin në provokimet e nxitura nga radhët të cilat duan ta zhytin Maqedoninë në skenar të errët, me qëllim që ta mbulojnë kriminelin e tyre.