“Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët fton ministrin e arsimit që është rradha të reflektojë dhe sa më shpejtë të japë dorëheqje duke marë parasysh skandalet që e kanë përcjellur këtë ministër dhe që përsëriten sot e kësaj dite. Veç një demagog i llojit të tillë pranon dhe vazhdon që ende të qëndrojë në atë pozitë.
Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët e informon dhe e përkujton opinionin publik vetëm për disa skandale të këtij personi dhe dikasterit që udhëheq, edhe pse këto skandale janë të përditshme, por ky shtiret sikur nuk ndodh asgjë dhe na flet për kohën e ardhëshme me frazat e tipit ,,veç sa nuk u realizua”,”projekti është gati”,”tenderi u anulua”etj, etj.
Ja dhjetë (10) prej tyre:
-Premton depolitizimin e arsimit e nga ana tjetër shkollat i shëndrruan në parlamente pa opozitë;
-Premton reforma ku profesorët do të vlerësohen dhe do të rangohen,nga ana tjetër profesorët i shëndruan në militant partiak dhe profesor të frikësuar mos i nxjerin nga puna;
-Premton decentralizimin e arsimit,nga ana tjetër mer ingerencat nga e vetmja komunë opozitare – Gostivarit, por jo bashkëpartiakut nga Struga dhe bashkëqeveritarit nga Gazi Baba dhe për skandale shumë më të mëdha;
-Premton barabarësi në arsim,realizon segregacion etnik si në hapsira-(shkolla “Kiro Gligorov”me kopsht botanik dhe shkollat shqiptare në Çair si në shekullin e kaluar) kulturë-(libra të muzikës me recenzent shqiptar, që lejon që shqiptarët të mësojn vetëm këngë dhe kompozitor maqedon dhe i njejti emërohet në grupin e punës për krijimin e programeve dhe librave të reja të muzikës,shembull më eklatant , nuk mund të paramendohet);
-Goja plot me projektin për ndërtimin e universitetit “Nëna Terezë” në kryeqytetin e Iliridës-Shkupin,mbeti në letër saqë çdo vit me rebalancin e buxhetit, hiqen mjetet e dedikuara për këtë projekt;
-Premton ndërtimin e shkollës fillore në Reçic të vogël, që përveç nevojës ka dhe simbolikën e vet. Shkolla e Reçicës ngeli në letër. Ndoshta mendon që shqiptarëve të këtij vendbanimi nuk u duhet shkolla fillore se kanë dy universitete;
-Premton libra të reja , i mundësohet dhe marëveshje milionshe në katër sy,nuk kënaqët me këtë saqë dhe një muaj prej fillimit të vitit shkollor nxënësit ende mësojnë me libra të vjetra dhe të shqyera;
-Si zëvendësministër bashkëpunove me ministreshën për anulimin e testimit ekstern ,por si ministër nuk krijove mekanizma-indikator për vlerësim të cilësisë së arsimit dhe je duke krijuar anarki të paparë;
-Propozove, u miratua ligji për arsim fillor , kërkohet inkluzion për nxënësit me nevoja të veçanta,por nuk shohim program për kushtet që duhet të plotësojnë shkollat për të realizuar këtë proces-“shtëpia nuk ndërtohet nga çatia”
-Promovoje zbatim të ligjit ,por degradove inspektorin republikan Gjorgji Ilievski në pozitë më të ulët, pse zbuloi avancimin tënd profesional në mënyrë joligjore në UT.
Këto janë vetëm disa nga skandalet që çdo njeri i përgjegjshëm do të reflektoj dhe do të deponon dorëheqje.
Në vendet e Europës dhe për një pikë të këtyre skandalëve do të reflektonin”, thuhet ne reagimin e Aleances per Shqiptaret.