Ngritjen më të madhe në zgjedhjet e djeshme lokale e ka pasur Aleanca për Shqiptarët.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016 kur në koalicion me RDK-në e Vesel Memedit dhe Unitetin e Gëzim Ostrenit kishte 35 145 vota në zgjedhjet lokale të 15 tetorit Aleanca për Shqiptarët si subjekt i vetëm politik fitoi 49 162 vota që paraqet një rritje prej 14 017 vota ose afër 40 % rritje të votave, informon portali “tetova1”.
Por lind pyetja se kush pësoi nga kjo ngritje e Aleancës për Shqiptarët? Kur të krahasohen rezultatet e zgjedhjeve paralamentare të 2016 dhe zgjedhjeve lokale të 15 tetorit mund të vërehet se përafërsisht rënie për numër të njëjt votash ka pësuar PDSH-ja e Menduh Thaçit. Konkretisht në zgjedhjet e 2016, PDSH kishte 31 027 vota kurse në votimet e djeshme 16 873 vota që dmth 14 154 vota më pak se zgjedhjet parlamentare që njëherazi paraqet përgjysmim të votave të PDSH.
A do të thotë kjo së Ziadin Sela me Aleancën për Shqiptarët ia ka marë 14.000 vota PDSH-së së Menduh Thaçit? Edhe rezultatet nga shumica e vendbanimeve tregojn një lëvizje të madhe te votave prej PDSH-së drejt Aleancës, raporton portali “tetova1”.
Data 10.04.2026
Aktuale
- Aliu: Mbi 300 ilaçe do të kenë çmime më të ulëta duke filluar nga muaji maj
- Teliti paralajmëron krizën: Transporti urban po shkon drejt kolapsit dhe paralizës
- Gjuha shqipe nuk është problem teknik – është dështim i politikës shqiptare
- EMRAT/ Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë, humb jetën një person! Pas ngjarjes autori e njofton vetë policinë
- Mijëra qytetarë kalojnë kufirin në Bogorodicë dhe Tabanoc gjatë fundjavës së zgjatur
- Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po transformohet, punimet ecin me ritëm të duhur
- Mbi 16.000 shtetas kaluan kufijtë “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” në 24 orët e fundit
- Kosovë: Lajm i mirë për punëtorët shëndetësor

