Koalicioni Aleanca me Besë ka fitoren gati të sigurt në 13 komuna. Fitorja do të jetë e dyfishtë për shkak se ky koalicion përveç kryetarëve të komunave, do të ketë edhe shumicë në këshillet komunale.
“Ky koalicion do të nxjerrë shumë më tepër votues se që patën Aleanca dhe Besa në raundin e parë, sepse është i shumëpritur nga shqiptarët dhe do të shkaktojë eufori të vërtetë. Shumë lehtë mund të ketë dyfishim të votave. Nëse në raundin e parë Aleanca dhe Besa kanë pasur 100 mijë vota, në raundin e dytë mund të nxjerrin 150 mijë”, thonë për Gazetën Lajm burime nga këto dy parti.
Për këtë arsye, koalicioni Aleancë me Besë mund të dalë fitues në Likovë, Çair, Saraj, Zhelinë, Studeniçan, Tetovë, Bogovinë, Tearcë, Gostivar, Vrapçisht, Dibër dhe Strugë, kurse do të sigurojë edhe fitoren e kandidatit shqiptar në Dollnen.