Memedali Jusufi
Ballkani eshte i njohur ne histori si fuqi barroti dhe aleanca tre paleshe Kosove-Kroaci -Shqiper eshte nje kunderpergjigje e botes Serbe-thote profesori Univerzitar dhe eksperti i sigurise Bashkim Selmani ne emisionin rajonal “Pa Kufij” , sipas tij vullneti politik eshte me i rendesishmi ne kete dokument te firmosur per mareveshje ushtarake ne mes Shqiperise-Kroacise dhe Kosoves. Selmani pohon se kesaj aleance se shpejti mund ti bashkohet edhe Bullgaria, sepse ky shtet ballkanik ndane te njejtat vlera ne kuader te Natos me Kroacine, Shqiperine dhe Kosoven Nga ana tjeter edhe eksperti tjeter i sigurise Selim Ibrahimi per mareveshjen Kroaci-Kosove- Shqiperi thote : Në përgjithësi, aleanca aktuale ka një bazë të mirë, sepse në dy shekujt e fundit, marrëdhëniet shqiptaro-kroate kanë qenë më pak një rivalitet i drejtpërdrejtë dhe më shumë një përvojë si kombe që lundrojnë në forca më të mëdha gjeopolitike Sipas tij historikisht Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer në kohë të mira dhe të këqija. Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtarë të NATO-s në vitin 2009. Megjithatë, aleanca apo nënshkrimi i paktit ushtarak mund të ketë ndikim në përshpejtimin e qëndrimit të serbëve për tu shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina me mbështetës Serbinë dhe Rusinë-thote Ibrahimi Në lidhje me raportin e treshes ushtarake me Maqedoninë e Veriut, eksperti i sigurise i cili jeton aktualishte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Selim Ibrahimi thote: duhet parë se si do të reflektohet në të ardhmen, për shkak të marrëdhënieve të ngushta të qeverisë së re në Shkup me Beogradin. Pasi SHBA po përpiqet të ulë ndikimin dhe sigurinë në Evropë, do të ishte e dobishme për aleancën të integronte Bullgarinë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë historisë. Rajoni është parë gjithmonë si një pistë e shpenzimeve ushtarake e cila është përdorur për qëllime të ndryshme. Pakti ushtarak në mes tre shteteve, duhet të marrë një rol konkret në këtë kohë dhe pas kur do të përcaktohen kufijtë e rinj në Ukrainë-perfundon Ibrahimi Më 18 mars 2025, në Tiranë, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes, e cila synon forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Marrëveshja u firmos nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq dhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci. Qëllimet kryesore të Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rrritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike si dhe ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik dhe për mbrojtje rajonale.Marrëveshja trepalëshe në fushën e mbrojtjes e nënshkruar nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars 2025 përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në dinamikën e sigurisë në Evropën Juglindore. Ky zhvillim meriton si vlerësim ashtu edhe shqyrtim të kujdesshëm për ndikimet e tij të thella në stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Kjo marrëveshje shfaqet në një moment kritik në historinë e rajonit. Pothuajse tre dekada pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, rajoni vazhdon të përballet me sfida të ndërlikuara të sigurisë. Marrëveshja e mbrojtjes midis këtyre tre vendeve sinjalizon një qasje të pjekur ndaj sigurisë kolektive dhe pohimin e faktit se jemi në prag të transformimeve historike globale.