Albrim Hoxha, anëtari i kryesisë së ASH-së, që vijoj të mbetet pjesë e VLEN pritet të jetë zëvendësministri i ri i Bujqësisë, mëson INA nga burime qeveritare.
Albrim Hoxha nga dega e Strugës do ta zëvendësoj në këtë post Flakron Bexhetin, i cili dha dorëheqje pas vendimit të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për dalje nga Qeveria.
Albrim Hoxha ka qenë i angazhuar në organizata ndërkombëtare, më pas në komunën e Strugës, viteve të fundit duke u përfshirë në media dhe më pas në politikë. Ai ishte një nga zërat e kryesisë së ASH që të vijojnë bashkëveprimin me koalicionin VLEN dhe kundër çdo bashkëpunimi me BDI.(INA)