Albin Kurti rezulton pozitiv me Covid-19

Albin Kurti rezulton pozitiv me Covid-19

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti është infektuar me COVID 19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti me anë të një postim në Facebook, ku shkruan  se parmbrëmë i janë shfaqur shenjat e para, ndërsa ditën e djeshme është testuar pozitiv.



Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat,

Albini.