Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër të Kosovës Albin Kurti ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Albin Kurti ka folur për kohën sa ishte në burg gjatë luftës, takimin me Devollët për të cilin foli ish-anëtari i VV-së Florin Krasniqi. Ai ka komentuar edhe deklaratën e Vjosa Osmanit që e kishte krahasuar me diktatorin Hugo Chavez. Ai po ashtu ka thënë se Haradianj e ka kaluar demarkacionin vetëm për karrige, shkruan Gazeta Express.
Kurti ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e tij nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Atë kohë Kurti u arrestua me akuzën se po rrezikonte integritetin territorial të Jugosllavisë, derisa ai punonte në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK’së, Adem Demaçit. Gjatë gjithë gjykimit ai kishte refuzuar të njihte sistemin gjyqësor të Jugosllavisë, duke thënë se ajo gjykatë nuk i takonte popullit të tij i cili tani kishte shtetin e vet të pavarur.
“Nuk kam menduar se do të dalë nga burgu ndonjëherë”, ka thënë Kurti.
“Kur më dënuan me 15 vite burgim, nuk mendoja se do dilja i gjallë”
Kurti po ashtu thotë se të gjithë të burgosurit shqiptarë ishin të keqtrajtuar nga forcat serbe.
Ai ka folur rreth akuzave të ish-deputetit të VV’së, Florin Kransiqit, se Kurti i ka takuar biznesmenët e familjes Devolli dhe se ka marrë 20 mijë euro nga ta.
“Kam vlerësim për Florinin dhe ka kontribu në Vetëvendosje, edhe financiarisht, madje me këtë edhe ai mund të krenohet”, ka thënë Kurti.
Ai tha se nga Devollët asnjëherë nuk ka marrë para.
“Nuk kam marrë pare prej tyre, nuk kam marrur pare prej Devollëve kurrë”, ka sqaruar Kurti.
Kandidati për kryeministër tregoi se në vitin 2006 Devollët patën financuar fushatën për bojkotimin e produkteve serbe.
“Në 2006 ata patën financuar fushatën për bojkotimin për produktet e Serbisë”, tregoi Kurti.
“Nuk ka pasë takim me ata dhe me Florinin”, shtoi Kurti.
Kurtii është përgjigjur deklaratës së kundërkandidates së tij, Vjosa Osmani, e cila e ka krahasuar atë me ish-liderin e Venezuelës, Hugo Chavez.
Kurti thotë se ai asnjëherë nuk është krahasuar me revolucionarët komunistë, e as në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova.
Lideri i VV’së i ka përshkruar takimet me Rugovën gjatë vitit 1997. Ndërsa thotë se ai nuk e krahasuar me ish-liderët komunistë të Amerikës Latine, siç ka bërë Osmani.
“Në vitin 1997 kam qenë dy herë në takime me ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova. Nuk jemi pajtuar me të, por jemi pajtuar me qëllime. Përkundër mospajtimeve, ai nuk më ka thënë as Fidel Castro as kurrgjë tjetër. Kjo që ka thënë Vjosa është jofisnike”, ka thënë Kurti.
Kurti ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e Ramush Haradinaj që e quajti mashtrues.
“Personi që ishte bajraktar kundër demarkacionit e nënshkruajti atë sapo erdhi në pushtet”, ka thënë Kurti.
“Kjo është pak a shumë sikur ajo historia e Rikardit të Tretë që e shiti mbretërinë e tij për një kalë dhe pastaj kali iku. Haradinaj e kaloi demarkacionin vetëm për një karrige. Edhe ky dha dorëheqje pas dy viteve”
Kurti thotë se e di arsyen se pse kundërshtarët e quajnë mashtrues.
“Po të isha si ta nuk do më sulmonin. Po të isha i keq do më përkrahnin. Por e dinë se unë jam ndryshe dhe se nuk bëhem pjesë e llogaritjeve të tyre, andaj më sulmojnë”, ka thënë Kurti. /GazetaExpress/