Alarmet për bombë në shkolla dhe institucione të ndryshme vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për opinionin. Alarme sot kishte në 18 Shkolla, 9 prej tyre në Shkup, 3 në Manastir, 2 në Prilep, 2 në Tetovë dhe 2 në Strugë. Pas kontrolleve MPB-ja njoftoi se bëhet fjalë për alarme të rreme.
“Reagimi i parë ishte të mos bëjmë panik para nxënësve, i kemi mbledhur nxënësit dalëngadalë, me qetësi I kemi nxjerr jashtë. Ne e dimë atë procedurën se si shkon për ti nxjerr nxënësit jashtë, gjithçka është bërë për kohë 5-6 minuta, kanë dal të gjithë nxënësit nga ambientet e shkollës dhe nuk kemi pas asnjë lloj problemi. Nuk kanë qenë të lajmëruar nxënësit se kemi një paralajmërim për bombë mirëpo se do të bëhet dezinfektimi I shkollës dhe duhet mos të qëndrojnë në ambientet e shkollës”, deklaroi Mamudije Ameti, drejtoreshë e sh.f “Liria” Tetovë.
Kreu i Tetovës, Bilall Kasami apeloi qytetarët për qetësi duke shtuar se nuk ka vend për panik.
“Lusim të gjithë qytetarët që mos të krijojnë panik në situate të tilla sepse në komunikim me organet e sigurisë kombëtare një kohë të gjatë sektori për arsim përcjell në bazë ditore të gjitha zhvillimet nëpër shkolla dhe deri tash nuk ka pasur ndonjë informatë e cila mund të jetë shqetësuese. Prandaj, në periudhën e ardhshme do të vazhdoj që të përcillet situate dhe të jetë kujdesi I shtuar dhe sigurisht që edhe kjo situatë do të tejkalohet pa ndonjë pasojë”, u shpreh Bilalla Kasami, kryetar i Tetovës.
Ministri i Brendshëm Spasovski tha se nga vendet anëtare të NATO-s kërkohet ndihmë dhe shkëmbim i informacioneve, duke shtuar se policia ka bazuar hetimet mbi tre motive kryesore: motivi personal, motivi avanturist (i personave minoren) dhe motivi gjeostrategjik i cili mbështetet në arsyet se alarme të tilla ka edhe në vendet tjera të rajonit. /Alsat.mk