Vizitorët dhe të punësuarit në qendrën tregtare Delta City në Podgoricë të Malit të Zi, u evakuan sot pas alarmit se në qendrën tregtare është vendosur një bombë. Alarmi për bombë u kumtua përmes një njoftimi publik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në momentin e alarmit për bombë, në qendrën tregtare ishin qindra njerëz, ndërsa aty ishte planifikuar festivali i shëndetit.

