Shkupjanët edhe sonte po thithin helm të grimcave kancerogjene PM 10.
Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë ndotje të lartë, kryesisht me grimcat PM10, prania e të cilave është gati 10 herë më e lartë se normalja, njofton TetovaSot.
Në Shkup, më kritike ëhtë në Rektorat, Karposh dhe Gazi Babë, ku niveli i grimcave tejkalon 600 mikrogramë për metër kub, si dhe në Manastir, duke treguar një nivel shumë të lartë të ndotjes.
Ndryshe, sot hyri në fuqi masat efektive emergjente që qyteti dhe Qeveria ka marrë për të ulur nivelin e ndotjes, dhe në mesin e tyre është transporti publik falas./TetovaSot/