Kitaristi i njohur amerikan dhe botëror, Al Di Meola pas pushimit
pothuajse 10-vjeçar përsëri kthehet në Shkup dhe më 25 nëntor do t’i mbajë dy koncerte (në orën 20 dhe 22) në Operën dhe baletin e Maqedonisë.
Ai do të shfaqet me program shumë specifik, me muzikën e Bitëllsave, Pjacolës, si dhe këngë të tij autoriale.
Opinioni më i gjerë botëror Al Di Meolan e njohu në vitin 1970, si kitarist në përbërjen xhaz-fjuzhën të “Return to forever”, në të cilin bëjnë pjesë pianisti Çik Korea, basisti Stenli Klark dhe bateristi Leni Uajt. Gjatë kohës kur ai ishte pjesë e “Return to Forever”, ata publikuan tre albume. Por, nga fundi i vitit 1970, muzikanti vendos të bëjë karrierë solo dhe deri më sot i ka publikuar 24 albume. Ka fituar shumë çmime të rëndësishme dhe ka shitur mbi 10 milionë kopje nga edicionet e tij.
Al Di Meola ka bashkëpunuar me shuma emra të njohur si Poll Sajmon, Fill Kollins, Luçiano Pavaroti, Karlos Santana, Xhimi Pejxh, Frenk Zapa dhe shumë të tjerë.
Biletat për shitje janë lëshuar më 9 tetor me çmim prej 1.500 dhe 2.000 denarë.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin
- Kosova synon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës: Çfarë do të thotë kjo për të drejtat dhe zhvillimin e saj?
- Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit
- Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram
- Richard Teng i Binance mbi turbulencat në tregun e kriptovalutave: Tërheqje taktike, jo rënie strukturore
- Urim i koalicionit VLEN me rastin e muajit të Ramazanit
- Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak
- VLEN: Në vend të një feste për fëmijët, hapja e kopshtit u kthye në tubim politik