Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar me 14 vite burg për çështje korrupsioni.
Ky është dënimi më i gjatë me burg që mori ish-kriketisti, i cili më vonë u bë kryeministri i 19-të i Pakistanit nga gushti 2018 deri në prill 2022.
Khan është përballur me shumë akuza të ngritura kundër tij në mbi 100 raste, duke filluar që nga nxjerrja e sekreteve të shtetit, deri te shitja e dhuratave që i përkisnin shtetit.
Autoritetet pakistaneze thanë se kishin parë skandale të mëdha financiare në të shkuarën nga ish-udhëheqës, por rasti i fundit me ish-kryeministrin Khan u cilësua si skandali më i madh që ka parë ndonjëherë vendi.
Sipas autoriteteve Khan dhe bashkëshortja e tij, Bushra Bibi morën një parcelë toke si ryshfet nga një manjat i pasurive të patundshme, përmes Al-Qadir Trust, gjatë kohës që ish-kryeministri ishte në detyrë.
I akuzuari Imran Ahmad Khan Niazi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të korrupsionit”, thuhet në urdhrin e nxjerrë nga gjykata.
Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij u shpall fajtore për bashkëpunimin në krim, nxitjen dhe mbështetjen që i dha burrit të saj.
“Khan përdori 190 milion £ (232 milion dollarë) të që i përkisnin shtetit, për të paguar gjobat gjyqësore të manjatit,”-thanë hetuesit.
Nga ana tjetër Partia Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI) u shpreh se toka iu dhurua një qendre edukimi shpirtëror dhe nuk u përdor për përfitimet personale të Khanit.
Në një postim në rrjete sociale kryetari i PTI-së tha se ish-kryeministri: “nuk ka bërë asnjë gabim dhe se ky ishte një gjyq i padrejtë”.
“Por Imran Khan nuk do të dorëzohet, nuk do të dorëzohet, nuk do të thyhet”, shkroi ai.
Khani u dënua me 14 vite burg dhe u gjobit me më shumë se 4000 paund, ditën e sotme.
Ai u shpreh se nuk do të përpiqej të bënte asnjë marrëveshje dhe nuk kërkon asnjë lehtësim në uljen e dënimit të tij.
Ndërsa bashkëshortja e tij u dënua me shtatë vite burg dhe me një gjobë me më shumë se 2000 paund.
Imran Khan mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe aktualisht mijëra protestues u arrestuan dhe u plagosën gjatë protestave për Khanin.