Alsat 2019-11-01T13:35:43+01:00
Prokuroria Publike -Shkup deri tek Gjykata Penale-Shkup ka ngritur padi kundër një personi për vrasjen e Burim Idrizit në rrugën “Xhon Kenedi”, në dhjetor të vitit 2017.
“I pandehuri më 20 dhjetor të vitit 2017 në rrugën Xhon Kenedi në Shkup, përball shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, ka privuar nga jeta Burim Idrizin, ndërkohë që ka rrezikuar edhe jetën e tre personave të tjerë. Derisa tanimë i ndjeri bashke me tre personat e tjerë ka qenë duke qëndruar në stacionin me autobusit, i pandehuri me makinë “Zastava Yugo”, ka ndaluar në anën e kundërt të rrugës ka dalë nga makina me armë në dorë dhe është afruar afër viktimës dhe ka shkrepur 20 plumba të kalibrit 7,62 X 39 mm. Me këtë rast Idrizi ka mbetur i vdekur në vendngjarje, ndërsa është lënduar edhe njëri nga tre personat e tjerë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike-Shkup.
Loading…




