Pas përplasjes mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka thirrur këtë të fundit në Presidencë.
Llalla i ka çuar Nishanit letrën ku i shpreh shqetësimin lidhur me revokimin e vizave për disa prokurorë, përfshi këtu edhe veten e tij.
Në këtë letër, Llalla vë në dijeni presidentin për veprimet e shefit të diplomacisë amerikane në Tiranë.
2 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)