Deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska tha se “kemi shtet të bllokuar, qeveri të bllokuar ku ky ministër i punëve të jashtme nuk na jep të dhëna për zgjedhjen e konsujve te nderit të cilët janë arrestuar për vrasje të dyshimtë”.
Nga ana tjetër, Antonio Milloshovski tha në Kuvend po tentohet të shkelet Rregullorja.
“Nuk mundet një pikë që ka filluar të mos mbarohet dhe të kalohet në një pikë tjerë sepse dikush ngutet për të ardhur në pushtet. Nuk mund që qytetarët të mashtrohen”, tha Antonio Milloshovski.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së thanë se çdoherë është punuar me këtë rregullore dhe tani kërkohet që të mos respektohet e njëjta.
Pas akuzave të ndërsjella kryesuesi me Kuvendi dha 10 minuta pauzë.