Konkursi i fundit për pranimin e nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë së Veriut ka ngjallur reagime të forta në opinion, pas akuzave për diskriminim ndaj kandidatëve shqiptarë.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme, pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë proces është përfaqësuar me një numër simbolik të kandidatëve të përzgjedhur, ndërkohë që shumica dërrmuese e të pranuarve janë maqedonas. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe ndjenjë përjashtimi në mesin e komunitetit shqiptar, i cili prej kohësh ka ngritur zërin për mungesë të përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore, përfshirë edhe Armatën.
“Diskriminimi vazhdon edhe në këtë institucion. Shqiptarët vazhdojnë të ndihen të përjashtuar dhe pa mbështetje”, thuhet në koluaret ishtarake të RMV.
Deri më tani, autoritetet zyrtare nuk kanë dalë me një deklaratë të qartë lidhur me përbërjen etnike të kandidatëve të pranuar apo kriteret e përzgjedhjes.
Kjo nuk është hera e parë që ngriten akuza të tilla, ndërsa komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut prej vitesh kërkon zbatimin real të parimeve të barazisë dhe përfaqësimit proporcional në të gjitha institucionet shtetërore.