Aktvendimi për komandantin e Ushtrisë së Republikës Sëpska, Ratko Mladiç, do të shqiptohet më 22 nëntor të këtij viti, bëri të ditur Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shqiptimi i aktvendimit është caktuar për të mërkurën, më 22 nëntor të vitit 2017, në ora 10 të mëngjesit në seancën gjyqësore 1 të Tribunalit.
Ratko Mladiç ka qenë komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska. Para Tribunalit akuzohet për krimet më të rënda të luftës, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.