Nën patronazhin e zëvendëskryeministrit të angazhuar për zbatimin
e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika do të shënohet 109-vjetori i Kongresit të Alfabetit.
Lika në takimin me gazetarët njoftoi se manifestimet kryesore të shënimit të kësaj date të rëndësishme do të mbahen në Shkup dhe Manastir.
Në Shkup do të mbahet akademi solemne për doajenët e arsimit shqip, e cila për herë të parë mbahet me nismë të Qeverisë.
Sipas axhendës, njoftoi ai, ngjarja kryesore është në Manastir më 22 nëntor, ku do të mbahet edhe koncert solemn tradicional, ndërsa në vazhdën e këtyre aktiviteteve me 21 nëntor në Manastir do të mbahet tribunë shkencore bashkë me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë në të cilën do të marrin pjesë akademikë dhe gjuhëtarë nga të gjithë trojet shqiptare.
Zëvendëskryeministri Lika njoftoi se janë marrë masa konkrete për revitalizimin dhe mirëmbajtjen e Muzeut, ku është parashikuar pastrimi i objektit të muzeut, përkatësisht dy lokalet që kanë qenë pjesë e tij dhe të kthehen në pronë të muzeut të alfabetit.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Rrjeti “SafeJournalist” kundër kufizimeve të reja për gazetarët në Kuvend, i dërgojnë letër Peleshit
- E premtja e zezë: Si do të ndikojnë yjet në jetën tuaj?
- Vazhdon gjykimi për Onkologjia 2
- LSDM-ja kërkon dorëheqjen e Toshkovskit: Një MPB e partizuar nuk mbron qytetarët
- LSDM: Toshkovski të jep dorëheqje, MPB e partizuar nuk i mbron jetët e njerëzve
- Konsumuan karamele me kanabis të gjetura në kosh të mbeturinave, 3-vjeçarja në gjendje të rëndë
- Ende aktive zjarret në fshatin Viniçe dhe në Kozhuf
- EMRAT/ E rrëmbyen dhe më pas e vranë, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim për ekzekutimin e Renis Dobrës