Fuad Halimi nga Haraçina është thirrë sot në polici. Kandidati për kryetar komune i Aleancës për Shqiptarët, Isen Ramadani, thotë se Halimi është aktivist i ASH-së dhe akuzon LSDM-në.
“Sot njëri nga themeluesit dhe aktivistët e dalluar të Aleancës për Shqiptarët nga Haraçina Fuad Halimi të thirret në polici me qëllim të realizimit të porosis nga disa funksionar të LSDM-së, me arsyetime të pabaza dhe të pavërteta!
Mos harroni se këto kërcënime me shërbime të tilla:
-nuk ju sjellin fitore dhe
-aspak nuk i frigojnë aktivistët dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët.
Anëtarë dhe simpatizant të Aleancës për Shqiptarët ju lus që mos të bieni pre e këtyre provokimeve këto janë afatshkurte, komuniste dhe të vjetërsuara, të vazhdojm të punojmë së bashku deri në fitoren e 15 tetorit.
Presim që Fuadi të dal i pafajshëm!
ASH – Dega Haraçinë”, ka shkruar Ramadani.