Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktakuzës, i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës, e me pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”.Prokurori i shtetit, hetimet e kësaj çështje penale i ka zhvilluar në afatin optimal në mënyrë intensive, dhe po ashtu, ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.
Data 25.11.2024
Aktuale
- A i’a ka ‘begenisë’ familja Kevinin? Ana tregon çka i tha nëna
- U përplas nga një automjet dhe u gjet anës rrugës, humb jetën në spital një shtetase në Fier
- “S’ka çfarë më duhet më jeta”- Gjyshi i Martin Canit i bashkohet protestës: Duam vetëm të vihet drejtësi!
- ‘S’kishte me qenë manipulues pa qenë i mençur’ – ‘Çka ki të kryme përpos çeizit?’, debat i ashpër mes Santianës dhe Atillës
- Milano thyen çdo rekord: Via Monte Napoleone shpallet rruga më e shtrenjtë tregtare në botë
- Qytetarët ngrihen sërish në protestë për Martinin! Mes tyre edhe motra e Egli Progës: Mos lejoni t’ju vriten të afërmit dhe të dashurit tuaj! Të bëhemi bashkë për…
- Çekia tregon mbështetje të kushtëzuar ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE/ Adamova nga Kuvendi: Nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion! Vendosmëri duhet të tregohet nga qeveria dhe opozita…
- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës, qytetarët mblidhen sërish në protestë