Gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në arrati. Ky është epilogu për sot, i aksionit policor të zhvilluar sot në Haraçinë, por edhe në Manastir dhe Prilep, shkruan SHENJA.
Siç njoftoi paraprakisht MPB-ja, qëllimi i aksionit ka qenë shkatërrimi i një grupi të organizuar kriminel, që merrej me tregti të lëndëve narkotike. Personat e arrestuar sonte janë marrë në pyetje në gjykatë, ndërsa policia akoma është në kërkim të dy personave tjerë.
Nga MPB-ja dhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1, për nesër kanë paralajmëruar publikimin e më shumë detajeve në lidhje me aksionin. /SHENJA/

