Aksion për testim anonim dh pa pagesë për Hepatit C do të mbahet
sot prej orës 9:30 deri në orën 12:00 në QT Ramstor moll në Shkup, me rastin e Ditës botërore për luftë kundër hepatitit, ndërkaq në organizim të Hepar Qendrës Manastir.
Në aksion do të marrë pjesë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski.
Qëllimi i ngjarjes është ngritja e vetëdijes për luftë kundër Hepatitit B dhe C, si problem publik shëndetësor në nivel botëror dhe evropian. Statistikat në nivel global tregojnë se 80 për qind e të infektuarve me hepatitin kronik B apo C, nëse nuk trajtohen me kohë, mund të marrin karcinom të
mëlçisë apo sëmundje malinje, karcinom hepatocelular, që paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e pacientit.
Hepar Qendra manastir është pjesë e lëvizjes globale NOhep, në patronatin e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe Aleancës botërore për luftë kundër hepatitit. Fushata e sivjetme e Hepar Qendrës Manastir është mbështetur nga shumë personalitete publike.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Gjykata Kushtetuese: E vazhdojmë bashkëpunimin me IRZ, seminar i organizuar për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës
- VIDEO/ Zjarr në Qafën e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar
- Humbi 1.000 dollarë në “piramidën online” XUEX, punonjësja e Bashkisë Divjakë tregon si ra pre e mashtrimit
- Aliu: Janë kryer 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë, një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit
- I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë
- (VIDEO) Pushteti paralajmëron hetime “të thella” për djegien e deponive
- Miqësia e përjetshme: Shtetet e Bashkuara dhe angazhimi për stabilitetin e Kosovës