Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u ka lënë porosi drejtorive dhe komisariateve në të gjithë vendin, që të nisin punën në terren për goditjen e kultivimit të kanabisit.
Burime për Gazeta Shqiptare, bëjnë me dije se ky operacion do të zhvillohet në muajt e ardhshëm, dhe pritet të përfundojë përpara çeljes së sezonit veror.
Gledis Nano pritet të zbresë vetë në terren për të përcjellë tek vartëit porositë për zhvillimin e këtij operacioni.
Porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:
Grumbullimin e informacioneve për individë ose grupe kriminale që importojnë fara të bimës narkotike kanabis sativa, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal që në fazën fillestare.
Mbi bazën e hartës digjitale dhe analizën e riskut, do të ushtrohen kontrolle periodike si në ambientet e hapura edhe në ato të mbyllura, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal.
Forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Nisur nga shtimi i rasteve të konstatuara të kultivimit në ambiente të mbyllura do t’i kushtohet rëndësi e veçantë marrjes, verifikimit dhe ndjekjes së informacioneve policore, për individë apo grupe kriminale të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



