Sektori për krim kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me njësitë e policisë në Manastir, Ohër dhe Strumicë, ka zhvilluar një aksion të koordinuar në disa lokacione në vend, shkruan “Skopje1”
MARKETING
Sipas burimeve nga hetimet, janë kryer kontrolle në gjithsej shtatë lokacione, me qëllim sigurimin e provave për një vepër penale që lidhet me “prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të ndaluara, pornografi me fëmijë, të sanksionuara me Kodin Penal”.
Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe të dhëna digjitale, të cilat do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme dhe do të përdoren si prova në kuadër të hetimit.


