Me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër Urisë 16 tetori dhe Javës së Luftës kundër Urisë e cila mbahet nën moton “Na mendoni edhe neve” Kryqi i Kuq në Kumanovë realizon fushatë për të ndihmuar qytetarët më të varfër. Aktivitetet janë orientuar drejt grumbullimit të mjeteve financiare përmes shitjes së bonove të vlefshme dhe grumbullim të kontributeve vullnetare të dedikuara për furnizim të prodhimeve ushqimore për përgatitje të pakove humanitare për familjet më të rrezikuara sociale nga Kumanova.
“Kryqi i Kuq Kumanovë dërgoj apel deri te qytetarët, firmat, institucionet, të inkuadrohen në aksionin grumbullues humanitar të Kryqit të Kuq Kumanovë, në Javën e luftës kundër urisë dhe japin kontribut të tyre, sipas mundësive, në lehtësimin e përditshmërisë së familjeve më të rrezikuara sociale nga Kumanova, Likova dhe Nagoriçani i Vjetër”, deklaroi Bojan Petrushevski, sekretar i organizatës komunale të Kryqit të Kuq. Uria është formë më ekstreme e varfërisë ku individi ose familjet nuk janë në gjendje që t’i përballojnë nevojat themelore për ushqim, edhe pse ushqimi është e drejta themelore e njeriut, megjithatë qindra milionë njerëz në mbarë botën çdo ditë mbeten të uritur, ndërsa në çdo 3,6 sekonda dikush vdes nga uria.
“Të uritur dhe të varfër ka edhe në vendin dhe qytetin tonë. E gjithë kjo është arsye më shumë, që të paktën përkohësisht të mendojmë dhe të bëjmë diçka për ata të cilëve u nevojitet dorë e shtrirë për zgjim të shpresës se nuk janë vetëm, se dikush kujdeset për ta”, deklaroi Petrushevski.