Disa përfaqësuese të Forumit të grave në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot në qendrën tregtare “Siti moll” do t’u dhurojnë dhurata të Vitit të Ri fëmijëve prej 12 familjeve të rrezikuara sociale. Aksioni human i Vitit të Ri “12 bredha – 12 tregime mediale” organizohet në bashkëpunim me 12 media të Maqedonisë dhe do të zgjasë deri më 4 janar të vitit 2018. Secila prej mediave ka bredh të dekoruar të Vitit të Ri dhe nën të do të grumbullojë dhurata të cilat do t’u dhurohen fëmijëve të një familje të rrezikuar sociale. Donacionet do t’i dhurojnë Cvetanka Laskova, këshilltare e Kulturës e kryeministrit Zoran Zaev dhe dy përfaqësuese të Forumit të grave në kuadër të Qeverisë së RM-së.
Data 13.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Humbja e Orbanit përplas LSDM-në dhe VMRO-në
- Rritja e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë: Një alarm për vetëdijen shëndetësore
- Humbja e Orbanit si paralajmërim për Maqedoninë
- Familja Shukriu nga Likova vazhdon të përballet me rrezik serioz për shkak të çarjes së tokës
- FOTO+VIDEO/ SPAK dhe BKH “shtrijnë urën” mbi rrugë! Struktura e re që po ndërtohet mes dy institucioneve
- Privohet nga liria kontrabandisti i emigrantëve pranë VK Bllacë e Poshtme, gjenden katër persona nga India
- Shkollat Fillore të Pollogut po mbesin pa nxënës
- Masa të reja për karburantet, Qeveria diskuton nesër në seancë

