Një aksident ka ndodhur sonte në autostradën Kumanovë – Tabanoc, pasi vetura “Shkoda” ka aksidentuar veturën e policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, pasi ende po bëhen hetime në terren. Nga MPB-ja thanë se me detaje do të dalin nesër.
Për shkak të këtij aksidenti, është ndërprerë qarkullimi në drejtimin Kumanovë – Tabanoc, njoftoi LAMM-i.