Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtori i policisë së Durrësit.
Vendimi u mor nga krepolici Skënder Hita, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar kur një i dehur, i mori jetën duke i dhënë makinës me shpejtësi të lartë dy të miturve në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ndërsa një i tretë mbeti i lënduar.
Fillimisht Tafa u ezullua nga detyra pas ngjarjes së rëndë, më pas ditën e sotme Hita mori vendimin për t’a shkarkuar.
Sakaq, Tafa u emërua si shef sektori pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur dhe më parë, para se të bëhej kryepolici i Durrësit.


