Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë-Milot pasditen e sotme (5 prill), me pasojë një person të plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të “Treshit” ku janë përplasur dy automjete, një “Audi A4” dhe një tip fuoristradë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


