Ollga Gjokaj, bashkëshortja e këshilltarit të Arben Ahmetajt dhe një nga njerëzit më të besuar të tij ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Sipas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.Gjatë dëshmisë së saj Ollga Gjoka, bashkëshortja e Artanit ka deklaruar se kanë miqësi familjare me Arben Ahmetaj. Gjithashtu Artan Gjoka shfaqet në lidhje te ngushta me shtetasin Arben Ahmetaj por edhe me shtetasin Mirel Mërtiri.Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se më datë 13 korrik 2017, në orën 14.22 shtetasi Artan Gjoka ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet PKK Kapshticë, me automjetin me targa AA 908 PY dhe po në këtë datë dhe në të njëjtën orë, me të njëjtin mjet ka dalë edhe shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri.Sipas asaj që i ka thënë bashkëshorti, Ollga tregon se nga aklsidenti u lënduan Ahmetaj dhe Mene, të cilët u trajtuan në spital. Këto detaje u raportuan dhe aso kohe në media kur pati edhe akuza ministri me miq të tij kishin shkuar për pushime jashtë vendit.“Bashkëshorti i saj i ka thënë që po udhëtonte në makinë me Leonard Menen që është kunati i Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtiri. Bashkëshorti i ka dhënë se janë përplasur me një autobus. Bashkëshorti i saj u dëmtua pak dhe nuk pati nevojë për mjekim kurse Arben Ahmetaj dhe Leonard Mene it ha që ishin dëmtuar dhe janë trajtuar me mjekim në Kumanovë edhe në Shqipëri. Nuk di të thotë spitalet apo ambientet mjekësore ku janë mjekuar. Por di të thotë që ka vajtur bashkë me bashkëshortin për vizitë te shtëpia e Albinës dhe Arbenit pas aksidentit. Kur ka ndodhur aksidenti, ka dëgjuar nga bashkëshorti se kanë qenë në një udhëtim në Bukuresht”, tregoi Ollga.
A.M./Shqiptarja.com
Data 26.03.2026
Aktuale
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
- Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!


