GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Krahës-Mallakastër. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku si pasojë janë plagosur tre persona.
Ka qenë mjeti tip “Mercedez-Benz” i cili është përplasur me automjetin tjetër me një shpejtësi marramendëse që ka shkaktuar aksidentin. Gazeta Shqiptare ka siguruar foto nga vendgjarja ku duket edhe përplasja e fortë e dy automjeteve.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejte të cilat kanë transportuar për ne Spitalin e Gjirokastrës tre të plagosurit gjendja e të cilëve është e rënde. Grupi hetimor po heton shkaqet qe sollën aksidentin tragjik.




