Alsat 2019-09-09T16:48:11+02:00
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Bulvardin Kerste Misirkov, në Shkup, pranë Bit Pazarit. Për pasojë ka ngelur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin klinik të Shkupit. Nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i kalimit të një këmbësori në mënyrë të gabuar pranë semaforit që ndodhet në këtë bulevard. Nuk dihet gjendja e të lënduarit ndërsa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ndihma e shpejtë dhe policia për të kryer zbardhjen e plotë të rastit. Ndërsa trafiku është paralizuar për disa minuta deri në mbërritjen e forcave të policisë
Loading…




