Me 18.06.2020 në ora 12.15 është lajmëruar se në fshatin Batincë, Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga M.N.(21) nga fshati Batincë dhe bicikletës së drejtuar nga B.S.(59) nga fshati Batincë, transmeton Almakos.
Në aksident biciklisti është lënduar rëndë pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup për ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.



