Qarkullimi në autostradën Shkup–Tetovë po zhvillohet me vështirësi për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve.
Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka ndodhur në njërën nga korsitë e drejtimit Shkup–Tetovë, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të trafikut.
Policia dhe njësitë e ndihmës së shpejtë ndodhen në terren, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.
Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet apelojnë te shoferët që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.


