Më 25.01.2026, në orën 22:50, në SPB Tertovë u njoftua se në rrugën rajonale f. Jazhincë – Tetovë, pranë hyrjes në f. Neproshten, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet tre automjetesh udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, të drejtuara nga E.S. (25) nga f. Sllatinë, A.I. (55) nga f. Dobrosht dhe A.J. (19) nga f. Sllatinë. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore pësuan shoferi E.S. dhe bashkudhëtari i tij B.S. (36), të cilët pas ndihmës së dhënë në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Gjithashtu, lëndime të rënda trupore pësoi edhe Sh.V. (45) nga f. Dobrosht, bashkudhëtare në automjetin ,,Golf” i drejtuar nga A.I., i cili pësoi lëndime trupore. Lëndime trupore pësoi edhe shoferi A.J. nga f. Sllatinë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri një ekip i SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik.
Data 26.01.2026
Aktuale
- Faton Selami dha deklaratën e tij solemne
- Aksident rrugor në rrethinë të Tetovës, tre persona pësuan lëndime më të rënda
- VIDEO/ Gazetari Artan Hoxha dorëzon në SPAK audiopërgjimin origjinal të 21 janarit
- Faton Selami betohet si Avokat i Popullit!
- Kreu i KLGJ Ilir Rusi: Drejtësia përballet ende me shumë sfida! Duhet bashkëpunim për të ruajtur integritetin dhe pavarësinë e sistemit
- Toshkovski: Përveç “Safe City”, policia aktivizon kamera mobile në automjete
- LSDM: 150 paga minimale kushtojnë orët e Mickoskit!
- Aksident mes tre veturave në Neproshten të Tetovës, pesë persona të lënduar rëndë


