Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Shtip-Koçanë në afërsi fshatit Krupishtë, transmeton Aktuale.mk
Sipas informatave të para nga zëdhënësja e policisë së Shtipit Gordana Panajotova në aksident janë përfshirë dy automjete duke mbetur të lënduar 4 persona e të cilët janë hospitalizuar në spitalin e Shtipit, transmeton Aktuale.mk
Ekipet e zjarrfikësve kanë prerë njërën makinë me qëllim që të nxiren personat e lënduar nga ky aksident.