re vetë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 18.30 në rrugën rajonale Strugë-Dibër në afërsi të “Shoqatës së Vozitësve”.
Për shkak të plagëve të marra, në spitalin “Shën. Erazmo” në Ohër janë transferuar personat B.I. (34) nga Struga, si dhe B.S. (38) e N.S. (36) që të dy nga fshati Labunishtë i Strugës. të cilët pas trajtimit mjeksoj janë mbajtur për kurim të mëtejmë në spital.
Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete me targa të Strugës “Mercedes”, i drejtuar nga B.I. dhe “Audi”, i drejtuar nga B.S. në të cilën ka qenë edhe personi tjetëe N.S.
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur shoferi i automjetit “Mercedes”, duke lëvizur nga drejtimi i Dibrës në Strugë, në afërsi të “Shoqatës së Vozitësve” ka humbur kontrollin mbi lëvizjen e automjetit, dhe ka kaluar në anën e kundërt të korsisë dhe është përplasur përplas direkt me makinën “Audi”.
Me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm, në vendin e aksidentit, ekipet policore nga SPB në Strugë kanë kryer inspektimin ligjor dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
- Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

