Gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën austriake A10, janë lënduar gjashtë persona. Vozitësi 24-vjeçar ka rrëshqitur me veturën e tij në një hendek. Me këtë rast, të gjithë personat në veturë janë dërguar në spital.
Sipas policisë austriake që të gjithë gjashtë personat kanë pësuar lëndime të një shkalle të pacaktuar. Pas përkujdesjes së emergjencës në vendngjarje, ata janë dërguar në spitalin e Schwarzachut. Vetura është dëmtuar dukshëm. (Shtegu.com)