Në rrugën nga Shkupi drejt Kosovë, respektivisht para pikës kufitare “Bllacë” një veturë është aksidentuar dhe ka përfunduar në lumin “Lepenc”, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur para tunelit të vetëm në këtë rrugë. Dëshmitarët e rastit për TV21 thonë se në veturë kanë qenë 4 persona, njëri ka shpëtuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe policia po kërkon 3 personat e tjerë.
Në vendngjarje janë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.
TV21 për ka kontaktuar edhe MPB-në, të cilët deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishin informacione zyrtare në lidhje me rastin./tv21.tv